Kush shkel rregullat, përjashtohet nga gara

Atletika

Kush shkel rregullat, përjashtohet nga gara

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 14:15
Kush shkel rregullat, përjashtohet nga gara

Federata Britanike e Atletikës, më 4 dhe 5 shtator, në Mançester, do të organizojë garat e Kampionatit kombëtar. Xhoana Koates, shefja e ekzekutivit të Federatës, ka potencuar se ky event do të zhvillohet në masa ekstreme sigurie, për shkak të pandemisë “Covid-19” dhe ka bërë apel të gjithë sportistëve pjesëmarrës, që të zbatojnë rregullat e vendosura, në të kundërt, masat do të jenë ekstreme, deri në përjashtime.

 “Do të jenë masa shumë strikte që duhen zbatuar nga të gjithë. Nëse sportistët i shkelin ato, dënimet do të jenë ekstreme. Janë të shumtë sportistët që do të vijnë, ndaj për ne shëndeti i tyre është parësor.

Unë pres që ata të respektojnë distancimin social”, tha Coates.

Me këtë deklaratë ajo konfirmoi se nuk do të zhvillohet asnjë test te sportistët, stafi apo vullnetarët e këtij turneu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat