Edhe Kosova në Maratonën e Podgoricës

Atletika

Edhe Kosova në Maratonën e Podgoricës

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2020 Në ora: 19:15
Edhe Kosova në Maratonën e Podgoricës

Atletë nga 11 shtete kanë aplikuar për të marrë pjesë në Maratonën ndërkombëtare të Podgoricës, e cila do të mbahet më 1 nëntor, njoftoi Drejtoria e kësaj gare në Podgoricë.

Maratona e Podgoricës do të mbahet për herë të 27-të dhe këtë vit për shkak të situatës epidemiologjike nga pandemia e koronavirusit, maratonistët nuk do të kalojnë tradicionalisht nëpër Gollubovc, Mataguzha dhe Tuz, dhe caku në Sheshin e Pavarësisë së Podgoricës.

Organizimi i aktivitetit parashikon mbajtjen e garave prej pesë dhe dhjetë kilometrash, Gjysmëmaratonë (21 km) dhe maratonë 42 km, si dhe kampionatin kombëtar të Malit të Zi në gara rrugore në kategoritë e të rinjve dhe të seniorëve.
Në këtë garë pjesëmarrjen e kanë konfirmuar garuesit nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Holanda, Rusia, Serbia, Moldavia, Franca, Rumania, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi, bëjnë të ditur mediat malazeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat