Muhamet Ramadani, atleti më i mirë në Kosovë për vitin 2020

Atletika

Muhamet Ramadani, atleti më i mirë në Kosovë për vitin 2020

Nga: K.G. Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 14:58
Majtas Muhamet Ramadan, në mes Halil Sylejmani dhe djathtas Shaban Ramadani

Si në çdo fundvit, Federata e Atletikës së Kosovës, shpall laureatët më të mirë për vitin 2020.

Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, e vlerësoi si një viti shumë të vështirë jo vetëm për atletikën por për sportin në përgjithësi, për shkak të pandemisë, megjithatë atletika me sukses ka realizuar synimet e saja.

Mitrovicasi Muhamet Ramadani është shpallur atleti më i mirë në Kosovë për vitin 2020. 

Ai për seniorë tuboi më së shumti pikë, gjithsej 4242.50 të IAAF-in. Ramadani garon në disiplina teknike, në hedhjen e gjyles.

“Viti 2020 për mua dhe Metin ishte vite solid, duke marrë parasysh pandeminë, prapëseprapë u klasifikuam dy here më të mirët e Ballkanit, me medalje të arta për U-20”, ka shkruar Shaban Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat