Kadri Kaçanolli - atlet dhe trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës  

Atletika

Kadri Kaçanolli - atlet dhe trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës  

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 18:35
Kadri Kaçanolli - atlet dhe trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës  

Mbretëresha e Sporteve ka qenë forcë për të gjitha sportet tjera të Republikës së Kosovës, në luftë kundër okupatorit serb. Atletika është si oksigjen për sportet tjera dhe në vitet në të vështira dhanë gjithçka për të mbajtur gjallën sportin. 

Kadri Kaçanolli (shumica e thërrasin si Kadrush) i takon Gjeneratës së Republikës. Kaçanolli si atlet dhe pastaj edhe si trajner, nuk e kishte shoqin në vitet e 90-ta.

Ishte sportist i dalluar, njeri i vendosur dhe i fjalës, asnjëherë nuk ndalej në shërbim të sportit, duke iu kundërvu agresorit serb.

Kaçanolli ka qenë si luftëtar në vijën e parë të mbretëreshës së sporteve, duke u angazhuar me gjithë arsenalin që posedonte, së bashku me shokët e tij, duke i zhvilluar garat në rrethana dhe kushte të tmerrshme, në livadhe sepse stadiumi në Mitrovicë u uzurpua nga pushtuesi serb. Edhe në kushte dhe rrethana të vështira, sukseset nuk mungonin. 

Kaçanolli angazhohet me mish e më shpirt, kërkonte maksimumin nga secili atlet dhe atlete në çdo garë të Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, ai i motivonte atletët dhe atletet se si luftohet për ngjyrat e klubit, Kombëtares dhe mbi të gjitha si luftohet armiku shekullor, pushtuesi serb.

Kaçanolli ndihet krenar për atë që dha, si për atletikën, sportin në përgjithësi dhe që së bashku me një armatë sportistësh, i rezistuan milicisë kriminale serbe. Sot jeton një jetë të qetë, me shpresë se një ditë Kosova do të ketë një stadium ekskluzivisht për atletikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat