Kryeziu: Thaqi tregoi një përformancë të shkëlqyeshme në Kampionatin Kombëtar 

Atletika

Kryeziu: Thaqi tregoi një përformancë të shkëlqyeshme në Kampionatin Kombëtar 

Nga: K.G. Më: 29 janar 2021 Në ora: 12:48
Kryeziu: Thaqi tregoi një përformancë të shkëlqyeshme në Kampionatin Kombëtar 

Trajneri i klubit të atletikës Rogana, Zijadin Kryeziu, ka fjalë të mëdha për atletin Leon Thaqi, i cili ka treguar formë të mirë në Kampionatin dimëror, që u mbajt në Elbasan.

“Leon Thaqi tregoi një përformancë të shkëlqyeshme në Kampionatin Kombëtar për të rritur duke përmirësuar dukshëm rezultatin e tij paraprak. Ai në disiplinën 800 metra vrapoi me kohë 1.54.76, ky është rekord personal i tij, me këtë rezultat arriti normën për Kampionatin Ballkanik për U20. 

Kjo është gara e parë në këtë vit dhe kjo paraqitje e tij është një tregues i mirë se na presin rezultate edhe më të mira.

Ky rezultat lidhet ngushtë me atletët tanë më të mirë, Musa Hajdarin dhe Astrit Kryeziu të cilët e kanë përkrahur në çdo hap, rregullisht është motivuar nga rezultatet e tyre dhe është në rrugë të mirë drejtë sukseseve të reja.

Leoni është 18 vjeç, shpresojmë dhe besojmë që do arrij rezultate dhe performancë të lartë gjatë rrugëtimit të tij në karrierë”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat