Smajlaj kthehet si kampion pas dëmtimit

Atletika

Smajlaj kthehet si kampion pas dëmtimit

Më: 31 janar 2021 Në ora: 12:22
Smajlaj kthehet si kampion pas dëmtimit

Smajlaj kthehet si kampion pas dëmtimit!

Pas një mungese 6 mujore, për shkak të një dëmtimi në gju, që e detyroi të kryente një ndërhyrje kirurgjikale, atleti shqiptar, Izmir Smajlaj është kthyer në pistë.

E këtë e ka bërë në mënyrën më të mirë, pasi shkodrani ka fituar medaljen e artë në kërcim së gjati, në Mitingun Ndërkombëtar të Vjenës, në Austri.

"Medalje e Arte per Izmir Smajlaj qe ne garen e pare te 2021 me rezultatin 7.90m ne Kercim se Gjati, ne Mitingun Nderkombetar te Sallave te Mbyllura, (Vienna Track and Field) ne Viene Austri.Urime Kampion" shkruan Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)në faqen zyrtare në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat