Sylejmani: Nuk ka mirënjohje me të madhe se medalja e artë

Atletika

Sylejmani: Nuk ka mirënjohje me të madhe se medalja e artë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 shkurt 2021 Në ora: 17:59
Sylejmani: Nuk ka mirënjohje me të madhe se medalja e artë

Atletika po shënon rezultate të lakmueshme në rrafshin ndërkombëtar! Atletët Muhamet Ramadani dhe Alaudin Suma, edhe një herë treguan cilësitë e tyre, duke i sjellë Kosovës dy medalje nga garat ballkanike.

Ramadani u stolis me medalje të artë në hedhjen e gjyles dhe Suma arriti të bronztën në Kampionatin Ballkanik, që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë. 

Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, tha se ky është ky një sukses jashtëzakonisht i madh dhe i përgëzon atletët për medalje po ashtu edhe klubet për punën që po e bëjnë. Ramadani është në formën më të mirë, ndërsa Suma me pak fat do të arrinte edhe më shumë në Sofje. 

Image

“Pjesëmarrja e Federatës së Atletikës së Kosovës me 8 atletë: 5 meshkuj dhe 2 femra, dy trajner dhe unë si president,  mendoj se ishte e suksesshme dhe atletët e kanë përfaqësuar vendin në mënyrën më të denje, duke u stolisur me dy medalje, që është një rezultat fort i mirë.

Konkurrenca ka qenë e madhe, ku morën pjesë atletët nga 20 shtetet (thuajse gjysma e Evropës) anëtare të Federatës Ballkanike të Atletikës”, tha Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Atleti Leon Thaçi në disiplinën 800 ka përfunduar në vendin e pestë. 

“Kemi pritur edhe nga Leon Thaçi, edhe aty kishim një shpresë për medalje, por e zuri vendin pestë, megjithatë është një rezultat i mirë,  që ne dëshirojmë gjithherë e më mirë. Alaudini me pas fituar të artën do të ishte ende edhe më mirë, ndërsa nuk ka mirënjohje me të madhe se medalja e artë”, thotë me tej presidenti i federatës.

Atletika ka rritje të nivelit në vitet e fundit dhe treguesi më i mirë janë edhe rezultatet.

“Atletika është duke bërë më të mirën e mundshme me garuesit e saj, duke u angazhuar maksimalisht klubet, federata dhe shoqëria  e Kosovës”, tha Sylejmani. Sipas Sylejmanit, mikpritja në Sofje ishte fenomenale dhe kushtet ishin shumë të mira:

“Organizimi ka qenë shumë i mirë, rezultatet janë vlerësuar lart. Kemi qenë 11 veta, ku vërtetë kushtet ishin pothuajse shumë të mira, duke iu falënderuar Federatës Ballkanike me president Dobrimir Kahrimanov, edhe ekipin e tij, që gjithherë të gatshëm ta ndihmojnë Federatën Atletike të Kosovës, gjithashtu ka qenë edhe prezent edhe anëtari i bordit të Federatës Atletike Evropian Zhang Garcia, që ka qenë edhe në Kosovë dy -tri herë”. 

Atletika synon që të përgatitet maksimalisht për çdo garë.

“Ne kemi synim pjesëmarrjen tonë, si në garat ballkanike, evropiane dhe botërore, po ashtu edhe Olimpiadën. Besoj e shpresoj se në vitin 2024 me pasur atletë fortë të mirë, reprezentues të mirë, që do të marrin pjesë edhe në Olimpiadë 2024. Federata jonë edhe në Tokio do të marr pjesë me dy atletë dhe synon paraqitje të mirë”, përfundon Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat