Dorëzohet

Atletika

Dorëzohet

Më: 16 prill 2021 Në ora: 11:29
Dorëzohet

Atletja afrikano-jugore Caster Semenya do të garojë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në distancën 5000 metra. Kampionia olimpike e garës së 800 metrave, ka vendosur të bëjë një hap pas në betejën e saj ligjore me Federatën Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF).

Siç dihet, Semenya nuk lejohet të garojë në këtë distancë (800m) nga IAAF, për shkak të nivelit të lartë të testosteronit që ia prodhon vetë trupi. Ndaj, IAAF i ka kërkuar të garojë ose në distancat e shkurtra (100, 200 e 400m) ose në ato të gjata. Kjo ka çuar palët në një përballje të fortë gjyqësore, që vijon ende.

Gjithsesi, për momentin Semenya vendosi të garojë në 5000 metra dhe pak ditë më parë ajo u shpall kampione në vendin e saj në këtë distancë. Atletja 30-vjeçare dha kohën 15’52”48, duke kapur normën kualifikuese për në Olimpiadë.

“Nuk jam më e re për të garuar në 200 metra, një garë që kërkon më shumë muskuj. Kështu që, vendosa të garoj në 5000 metra, një distancë më e pranueshme për mua.

Jam e lumtur që po e bëj këtë gjë, duke u stërvitur fort çdo ditë”, tha Semenya.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat