Tirron Mamusha senzacion në Shqipëri

Atletika

Tirron Mamusha senzacion në Shqipëri

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2021 Në ora: 18:49
Tirron Mamusha senzacion në Shqipëri

Djaloshi nga Gjakova, Tirron Mamusha, është në formën më të mirë dhe sukseset në Kupën e Shqipërisë, janë edhe treguesi më i mirë.

Atleti i Kosovës bëri senzacion në Shqipëri në dy disiplina.

Ai zuri vendin e parë në 3000 metra dhe të dytin në 1500 emra. Mamusha gjithnjë e më shumë po e përmirëson kohën, sidomos në disiplinën 1500 metra. 

Atleti gjakovar ka synime të mëdha për të ardhmen. Në anën tjetër, e pranon se pandemia iu ka shkaktuar kokëçarje, megjithatë përkundër këtyre vështirësive ia ka arritur që të përgatitet maksimalisht dhe mos t’i mungojnë edhe sukseset.  

Mamusha tani do të përgatitet për sfidat e radhës, sidomos do të përfaqësojë Shqipërinë në një garë ndërkombëtare. 

“Nuk ka asnjë sekret për suksesin. Ai është rezultat i përgatitjes, punës së madhe dhe mësimeve nga dështimet”.
Faleminderit trajnerit për punën Arben Hamiti, klubi atletik Elbasani - Zysha Zhaneta, Hamiti Ruçaj dhe gjithmonë falëminderues për pikënisjen e sukseseve të mija, Green Team”, thotë Mamusha.

“Bota sot”: Vazhdoni me suksese, sa ishte vështirë në Elbasan?
Tirron Mamusha:
 Çdo garë ka rëndësinë dhe vështirësitë e veta por këto gara në kohe pandemie janë pak më të vështira sesa zakonisht.

“Bota sot”: Çfarë iu veçojë kësaj radhe?
Tirron Mamusha:
Bëra edhe një hap të madh drejt qëllimeve të mija, që në një të ardhme të afërme të jam përfaqësues në Kombëtaren Shqiptare.

“Bota sot": A e keni përmirësuar kohën dhe për sa?
Tirron Mamusha
: Po në distancën 1500 metra e kam përmirësuar kohën për 15 sekonda.

“Bota sot”: Cilat janë synimet pas kësaj gare?

Tirron Mamusha: Pas kësaj gare është Mitingu ndërkombëtarë që mbahet në Elbasan dhe besoj që për herë të parë jam përfaqësues i Shqipërisë. 

“Bota sot”: Sa është vështirë në këtë kohë pandemie të garosh dhe cilat janë kushtet?
Tirron Mamusha:
Po në këtë kohë është e vështirë jo vetëm pjesa e garës po edhe pjesa e përgatitjeve por fal disiplinës kam arrit që për asnjë ditë të mos i ndali ushtrimet dhe suksesi nuk mungojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat