Ujah ka rezultuar pozitiv

Atletika

Ujah ka rezultuar pozitiv

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 23:36
Ujah ka rezultuar pozitiv

Atleti britanik, Chijindu Ujah ka rezultuar pozitiv në testin antidoping pas Lojërave Olimpike të Tokios. Sportisti 27 vjeçar, ishte pjesë e ekipit kombëtar të Britanisë në atletikë, ku fituan medaljen e argjendë.

Pas rezutltatit, Ujah është pezulluar nga çdo aktivitet i atletikës, deri në përgjigjen e një testi të dytë.

Në rast konfirmimi të pozitivitetit, atletit do ti hiqet përgjithmonë edhe medalja e fituar në Tokio.

Përveç 27 vjeçarit, pritet të s’kualifikohet i gjithë ekipi i stafetave, përfshirë konfiskimin e të gjithë titujve, çmimeve dhe pikëve të mbledhura. Ujah fitoi garën e 100 metrave në Kampionatin Britanik në qershor duke arritur të jetë pjesë e olimpiadës.

Tre atletë të tjerë janë pezulluar pas testeve të kryera gjatë Olimpiadës në Tokio.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat