Ramadani mbetet pa medalje në Kampionatin Botëror 

Atletika

Ramadani mbetet pa medalje në Kampionatin Botëror 

Nga: K.G. Më: 19 gusht 2021 Në ora: 19:03
Ramadani mbetet pa medalje në Kampionatin Botëror 

Atleti i disiplinave teknike, Muhamet Ramadani, kësaj radhe ishte i pafat dhe mbetet pa medalje në Kampionatin Botëror U-20. 

Ai përkundër orvatjeve të tija nuk ia doli të arrijë suksesin si në Kampionatin Evropian U-20. 

“Muhamet Ramadani ka zënë vendin e shtatë në hedhjen e gjylës 6 kg në Kampionatin Botëror U-20 të atletikës, që po mbahet në Nairobi të Kenisë.

Atleti ynë në gjashtë tentimet e finales, hedhjen më të mirë e pati 18.97 metra. Vendin e parë e zuri kubanezi, Juan Gomez me 19.73 metra.

Ramadani, nuk arriti të përsërisë rezultatin 19.92 m. të arritur një muaj më parë, kur u bë kampion i Evropës për U-20”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat