Britania e Madhe humb medaljen në stafetën 4x100 metra

Atletika

Britania e Madhe humb medaljen në stafetën 4x100 metra

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 15:47
Britania e Madhe humb medaljen në stafetën 4x100 metra

Një skandal tjetër ka prekur botën e atletikës, pasi që stafetës së Britanisë së Madhe do ti merret medalja e argjendit, e arkëtuar në disiplinën, 4 herë nga 100 metra, në Lojrat Olimpike në Tokio. Arsye për një akt të tillë, është se njëri nga atletët britanik, në këtë rast, Si-Xhej Uxha, doli pozitiv në substantcat e ndaluara “Ostarin” dhe “C-23”.

Atleti 28 vjeçar,  ishte pjesë e stafetës britanike me Zharnell Hjuz, Riçard Killt dhe Nataniel Miçell – Blejk, të cilëve do tu merret medalja e argjendit, për shkak të shkeljes së protokolleve nga kolegu i tyre.

Ndryshe substanca e ndaluar “Ostarin”, është steroid anabolik dhe ka efekt si tosteron.

Kujtojmë se Italia arkëtoi medaljen e artë, ndërsa tani Kanadaja do të merr medaljen e argjendit, ndërsa Kina, kalon nga pozita e katërt në pozitën e tretë, dhe shton medaljen e bronzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat