Driton Haliti i kundërpërgjigjet Muçakut

Atletika

Driton Haliti i kundërpërgjigjet Muçakut

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 gusht 2023 Në ora: 13:49
Driton Haliti

Atleti veteran Agron Muçaku ankohet se është lënë jashtë listës për garën në Izmir e cila do të mbahet me 1 shtator në Izmir të Turqisë.

Muçaku thotë se Driton Haliti ka urdhëruar që ai të hiqet nga lista.

Driton Haliti është kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Atletikës së Kosovës.

Z. Haliti, cila është arsyeja që Muçaku mbetet jashtë listës, e meriton apo jo të jetë në listë?

“Unë nuk po merrem me cilësitë e tij, po merrem me deklaratën e tij, me emailat e tij, se a e kam ndaluar unë.

Nuk është e vërtet kjo! Shumë e qartë është rregullorja e federatës europiane ku thotë se çdo atlet mund të regjistrohet por duhet të validitohet nga shoqatat nacionale.

Këtë ja kam transmetuar edhe atij. Këtë ja ka transmetuar edhe federata europiane”, përgjigjet Haliti për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Sipas Haltiit, Muçaku po shpif: “Ai po shpif, shoqata është aktive prej 2011, deri me 2018 kemi qenë nën ombrellë të federatës derisa në kuvendin e punës na larguan nga federata dhe kemi vazhduar punën si të pavarur”.

Sipas jush, Muçaku nuk është regjistruar në shoqatë, për këtë arsye mbetet jashtë listës, prej atletëve më të mirë veteran?

“Nuk ka kërkuar mu regjistruar dhe as ne si kemi kërkuar me u regjistruar ,ka mjaftuar vetëm një kërkesë e tij për validitim dhe u kanë punë e kryer.

Ky deklaron se nuk i njoh, sipas teje si me validituar ne regjistrimin e tij”, thotë Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat