Muçaku i drejtohet Driton Halitit: Dil e matu me vota, do ta kërkojë drejtësinë në organet shtetërore

Atletika

Muçaku i drejtohet Driton Halitit: Dil e matu me vota, do ta kërkojë drejtësinë në organet shtetërore

Nga: K. Goca Më: 12 gusht 2023 Në ora: 20:30
Agron Muçaku

Atleti veteran Agron Muçaku zotohet se do të kërkojë drejtësi edhe përmes organeve shtetërore.

Muçaku është i revoltuar që është lënë jashtë listës për garat ballkanike për veteran dhe sipas tij këtë e ka bërë kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Atletikës së Kosovës, Driton Haliti.

Muçaku e ka sulmuar ashpër me fjalë Halitin. 

“Shpifës e rrenci, uzurpatori tenton t’i shmangët përgjegjësisë për urrejtjen ndaj meje. 

Shikoni në email se si drejtohet përgjegjësve evropian kur unë kam dashur të regjistrohem ne Kampionatin Evropian

Shpifës rrenci nuk tregon të drejtë që ai në mënyrë kladestine, tinëzare e ka tradhtuar Federatën Atletike duke regjistruar shoqatën sipas Egos se tij tash duke e paraqitur si legale. Askush nuk e ka larguar, këto janë gënjeshtra të pastërta.

Ky ju ka frikuar zgjedhjes demokratike në federatë dhe tinzisht është larguar. Turp!

Pse nuk po tregoni që keni kërkuar nga Adnan Tahiri në federatë që hiqni Agron Muçakun do t'ju pranojë të gjithëve me ardh në Izmir.

Këtu duheni të përgjigjeni e lëri makinacionet.

Kështu edhe i keni bërë listat e përbashkëta duke më eliminuar në mënyrën më të pandershme.

Nëse e dëshiron atletikën dil e matu me vota në prani te të gjithë veteranëve në një prani të komisioni legjitim.

Uzurpimet klandestine nuk bëjnë punë në një shtet demokratik.

Transparenca ne zgjedhje është çelësi i harmonisë në veprim. Kaq ke pas në dorë kaq ke bërë. Do ta kërkojë drejtësinë në organet shtetërore për t’i dhënë fund autoritarizmit tënd jo demokratik.

Më keni bërë dëm të madh sportiv dhe nuk do të kaloni lehtë. Ju premtoj”, ka reaguar ashpër Muçaku.
Atleti veteran thotë se emri i tij i pengon Driton Halitit. 

“Pra me pengon me u paraqit si pjesëmarrës në Kampionatin Evropian. Gjithashtu tash më po dihet çfarë i kane thënë Adnan Tahirit hiqni Agron Muçakun...

Mos të me kishte penguar ky do te më kishin regjistruar edhe në Evropë edhe në Ballkan. Por, ky e ka qëllimin me më nënshtruar dhe përfundimisht edhe federatën”, përfundon reagimi i Muçakut.

Haliti sot ka thënë se Muçaku po shpif: “Ai po shpif, shoqata është aktive prej 2011, deri me 2018 kemi qenë nën ombrellë të federatës derisa në kuvendin e punës na larguan nga federata dhe kemi vazhduar punën si të pavarur. 

Nuk ka kërkuar mu regjistruar dhe as ne si kemi kërkuar me u regjistruar ,ka mjaftuar vetëm një kërkesë e tij për validitim dhe u kanë punë e kryer.

Ky deklaron se nuk i njoh, sipas teje si me validituar ne regjistrimin e tij".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat