Kosova me stadium të ri të atletikës, Musa Hajdari: Do të jetë me 1.500 ulëse 

Atletika

Kosova me stadium të ri të atletikës, Musa Hajdari: Do të jetë me 1.500 ulëse 

Nga: K. Goca Më: 23 gusht 2023 Në ora: 19:07
Kështu do të duket stadiumi i ri

Atletika me stadium të ri në Kosovë, ky është lajmi më i mirë.

Stadiumi do të ndërtohet në Novosellë, 10 kilometra larg qytetit të Kamenicës.

Marrëveshja u nënshkrua para pak çasteve në objektin e Komunës së Kamenicës. 

Image

Atleti i mirënjohur Musa Hajdari, anëtar i KA Rogana, tha se ky është lajmi më i mirë jo vetëm për komunitetin e atletikës. 

“Kapaciteti i stadiumit do të jetë diku me 1.500 ulëse.

Ndryshe ka me qene stadium që i plotëson standardet për organizim të garave ndërkombëtare.

Është projekt gjigand me plotëkuptimin e fjalës, me standarde ndërkombëtare”, thotë Hajdari për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shtegu do të jetë me 8 korsi dhe sipas standardeve ndërkombëtare. 

Një stadium modern.

“Me 8 korsi dhe me te gjitha sektorët përcjellëse që përfshin atletika,

Vrapimet, kërcimet, hedhjet po ashtu edhe objektet përcjellëse që i nevojiten një stadiumit”, ka nënvizuar ai.

Hajdari tregon sa do të kushtojë ndërtimi i këtij stadiumit.  

“Është projekt që kap vlerën e mbi 3 milion eurove.

Do të ndërtohet në Novosellë të Kamenicës”, ka përfunduar Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat