Ahmeti me rekord të ri të Kosovës

Atletika

Ahmeti me rekord të ri të Kosovës

Nga: K.G. Më: 9 qershor 2017 Në ora: 15:41
Edis Ahmeti

Federata Atletike e Kosovës lavdëron atletët e atletet për rezultatet e arritura në Kampionatin Kombëtar. “Në ditën e parë të Kampionatit të 79-të kombëtar për të rritur që është duke u zhvilluar në “Elbasan Arena”.  Atleti Edis Ahmeti vuri rekord të ri të Kosovës në disiplinën 100 metra me rezultat 10.78 dhe u stolis me medalje të artë. Mentor Ajazaj zuri vendin e dytë me rezultat 11.07m ndërsa të tretin Leart Osmanaj me rezultat 11.16. Artida Sopaj doli e treta në shtytjen e gjyles me rezultat 7.84 m. Arian Smajli doli i dyti në 1500m me rezultat 4. 25.52 dhe Florent Shabani në disiplinën 1500 doli i treti me rezultat 4:27.05”, thuhet Federata Atletike. “Atletët tanë Erudit Rysha, Leart Osmani, Edis Ahmet e Mentor Ajazaj vuan rekord të ri të Kosovës edhe në stafetën 4x100m me rezultat 43.56 sekonda”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat