Atleti Usain Bolt ka garuarpër herë të fundit në vendilindjen e tij, Xhamajkë, duke zbritur në pistë dhe fituar garën e 100 metrave me kohën 10”03. Kjo ishte gara e lamtumirës e sprinterit xhamajkan para fansave të tij, që dje ishin 30 mijë në shkallët e stadiumit në Kingston, për të parë idhullin e tyre. Koha e Bolt nuk ishte mahnitëse, por rekordmeni i botës ishte mjaft i emocionuar. “Gjithçka shkoi mirë, por nuk kam qenë kurrë kaq nervoz për një garë të 100 metrave ”, u shpreh Usain Bolt.