Në mjediset e Liqenit Artificial në kryeqytet është zhvilluar aktiviteti i radhës në sportin e atletikës, ai i Krosit Kombëtar, një event ku kanë marrë pjesë 88 atletë nga të gjitha ekipet. Ky aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës (FSHA) u zhvillua në 4 kategori: Të rinj, të reja, të rritur dhe të rritura, me pjesëmarrësit që garuan në distanca të ndryshme.
Ajo që ra në sy është dominimi i atletëve të Tiranës, që fituan 3 nga 4 garat e zhvilluara, ndërsa një garë u fitua nga atleti i Skënderbeut, Ilir Këllezi (të rritur). Ky i fundit u përzgjodh nga FSHV-ja edhe si “Atleti më i mirë i aktivitetit”. Për sa i përket turneu, ai u zhvillua edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, ndaj e pranishme ishte edhe Ministrja Olta Xhaçka si dhe drejtuesit e atletikës shqiptare.
Fituesit e Krosit Kombëtar 2018
Të reja – 4km, Relaksa Dauti (Tirana), 14’23”
Të rinj – 6km, Marko Sefgjini (Tirana), 21”56
Të rritura – 8km, Luiza Gega (Tirana), 27’33”
Të rritur – 10km, Ilir Këllezi (Skënderbeu), 32”48