Audi planifikon SUV elektrikë me çmime sa më të përballueshme

Auto

Audi planifikon SUV elektrikë me çmime sa më të përballueshme

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 09:34
Audi planifikon SUV elektrikë

Pas prezantimit të e-tron SUV dhe konceptit e-tron GT, prodhuesi gjerman nuk ka të ndalur në aktivitetin për makina me zero emetim garzash.

Autocar raporton se Audi është në përgatitje të një SUV-i krejtësisht të ri për 2020, që sipas të gjitha gjasave do të jetë crossover.

Besohet se do të ketë forma më të vogla e e-tron, ndërsa do të rivalizojë direkt me linjën ID të Volkswagen. Me këto tri makina elektrike në treg, Audi do të jetë edhe më i fuqishëm që të avancojë deri në premtimin që të vë në qarkullim 12 EV deri në 2025.

“Do të fokusohemi në SUV elektrikë, që ka çmime sa më të përballueshme. Duan të hyjmë në treg, në menyrën më serioze”, ka thënë Marc Lichte, njëri ndër shefat kryesor në Audi.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat