Tesla unikate debuton në Panairin e Gjenevës

Auto

Tesla unikate debuton në Panairin e Gjenevës

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 12:38
Tesla unikate debuton në Panairin e Gjenevës

Modeli unik S Shooting Brake, të cilin e ka modifikuar një firmë holandeze, do të ekspozohet në sallonin e automobilave në Gjenevë në muajin mars.

Kompania holandeze RemetzCar, e cila në vitin 2018 rikrijoi këtë automjet, fillimisht ka planifikuar serinë e kufizuar prej 20 veturash.

Ndërkohë, kompania ka pushuar së ekzistuari, kështu që i gjithë projekti është anuluar, por kopja e parë dhe ndoshta e vetmja mbijetoi dhe do t'i paraqitet vizitorëve në Panairin e Gjenevës që fillon më 5 mars.

Pronari i makinës, Floris de Raadt, doli me idenë për të ndërtuar një kamionçinë nga Sedan Saloon në vitin 2016.

Një shumë përpjekje është investuar në dizajn, kështu që Brake Shooting duket shumë koherente, edhe pse nuk është produkti origjinal i fabrikës Tesla.

E ardhmja e këtij automjeti nuk dihet në këtë kohë dhe duke qenë se ajo është një makinë unike, vlera e së cilës për koleksionuesit është e lartë, mund të ndodhë që krijuesi i saj në një moment ta ofrojë për shitje në ankand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat