Njeriu më i shpejtë në botë lanson veturë të re - Bota Sot
Njeriu më i shpejtë në botë lanson veturë të re

Auto

Njeriu më i shpejtë në botë lanson veturë të re

Më: 18 maj 2019 Në ora: 15:18
Autonomia e baterive do të jetë nga tre kilometra

Me format aq të vogël, dy të tillë mund të hynë në një parking

Usain Bolt është zyrtarisht njeriiu më i shpejtë në botë, që ka nëntë medalje olimpike në garat për vrapim, ndërsa është duke bërë emër edhe në botën e automobilizmit, me kompaninë Bolt që e ka bashkëthemeluar më 2018.

Vrapuesi olimpik që lansoi makinat Bolt One, Bolt Cariot dhe trotinetin elektrik Bolt Chariot, tani i ka hyrë edhe pjesës së makinve elektrike. Në aktivitetin VivaTech që u zhvillua në Paris të Francës, është prezantuar makina elektrike Nano, që ka ngjashmëri të madhe me Renault Twizy.

Image

Ulësja e shoferit dhe ulësja prapa për vetëm një shoqërues, janë të vetmet hapësira qëndrimi në këtë makinë të ngusht urbane. Paqi që është shumë e ngushtë, dy të tilla mund të hynë në një parking.

Autonomia e baterive do të jetë nga tre kilometra, deri në 25 kilometra, ndërsa pritet të ketë edhe bateri që i largohen, për ta zëvendësuar me një të mbushur.

Image

Të interesuarit për një Nano, duhet të paguajnë parapagimin prej 999 dollarëve, që do të jetë pjesë e çmimit të përgjithshëm prej 9,999 dolarëve, kur të lansohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...