‘Nissan’ në krizë, largon 10 mijë njerëz nga puna

Auto

‘Nissan’ në krizë, largon 10 mijë njerëz nga puna

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Nissan pritet të njoftojë një rënie prej 90 për qind të fitimeve dhe të largojë 10,000 punonjës këtë javë.

E gjithë kjo, pasi kompania prodhuese e automobilave u “lëkund” nga një hetim korrupsioni, duke arrestuar shefin ekzekutiv të ‘Nissan’.

Prodhuesi japonez i makinave pritet të njoftojë të enjten se fitimet e tremujorit të parë ranë nga 1 miliardë dollarë në 2018 në vetëm 93 milionë sosh mes prillit dhe korrikut të këtij viti.

Ekzekutivët gjithashtu janë të vendosur të kufizojnë pothuajse 10 mijë vende pune, ndërsa kompania përgatitet për një nga vitet më të vështira, sipas medieve japoneze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat