Peugeot francez ka bërë një koncept të automjetit që rrallë mund të lidhet me "luaneshën" e njohur nga Sochaux.
Koncepti unik i Peugeot 3008 për aventura jashtë rrugës, është i bazuar në modelin 3008 GT Line me motor 1.6-litra, me katër cilindra PureTech, që sigurojnë 180 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.
Për shkak të llojit të qëllimit, ky SUV ka marrë pajisje shtesë "për terren" - rrota aliazh 17 inç me goma Cooper AT3, mbrojtje për karroceri, ndriçim shtesë LED, tendë për çati AB Simpson, transportues për biçikletë dhe të ngjashme.
Koncepti u testua me sukses në Vietnam teksa i impresionuar u shpreh edhe drejtori i Peugeot për Britani të Madhe, David Pil.
"Ky koncept është një shembull i praktikës dhe aftësive për terren të SUV-it tonë më të shitur," tha ai.