Në internet kanë rrjedhë fotografitë e automjetit testues të para-prodhimit.
Edhe pse makina është e kamufluar në fotot e para, dizajni i SUV-it të ri Opel është tashmë i dukshëm.
Tani për tani, dihet se ky automjet në gamën e prodhuesve nga Rieselsheim do të zë një pozicion mbi Grandland X dhe ka shumë të ngjarë të ndajë një platformë mekanike me Peugeot 5008, dhe gjithashtu do të jetë në dispozicion në një opsion me tre rreshta ulësesh për 7 persona.
Nën kamuflazh mund të shihen disa tipare stilistike karakteristike për makinat më të fundit të Opel, siç janë fenerët. Premiera e këtij modeli, i cili ende nuk ka emër, pritet në vitin 2020.