Shtatë Ferrari, tre Lamborghini, pesë Bentley: Çmimet e super-veturave të diktatorit

Auto

Shtatë Ferrari, tre Lamborghini, pesë Bentley: Çmimet e super-veturave të diktatorit

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Një koleksion i makinave luksoze të sekuestruara nga nënpresidenti i Guinesë Ekuatoriale, Teodorin Obiang Nguema, do të dalin në ankand në Zvicër dhe vlerësohet se sjellin 18.5 milionë franga zvicerane (18.7 milionë dollarë).

“Kjo është një shitje e jashtëzakonshme”, i tha AFP-së Philip Kantor, i ankandeve britanike Bonhams. “Është një koleksion privat i superveturave, me vjetërsi shumë të ulët”.

Dhe sipas mediave të huaja, midis makinave për të shkuar “nën çekiç” në një klub golfi të Gjenevës të dielën janë shtatë Ferrari, tre Lamborghini, pesë Bentley, një Maserati dhe një McLaren.

Veturat më të shtrenjta janë një Lamborghini Veneno Roadster, me vlerë midis 4.8 milionë dhe 5.7 milionë euro dhe një hibrid i verdhë Ferrari në 2,4-2,6 milionë euro.

Makinat u konfiskuan nga drejtësia zvicerane pas hapjes në vitin 2016 të një rasti të shkeljeve financiare kundër Obiang, biri dhe trashëgimtari i mundshëm i presidentit autoritar të Guinesë Ekuatoriale, Teodoro Obiang Nguema, i cili ka sunduar për 40 vjet dhe të cilin The Guardian e quan diktator. Të gjitha do të shiten pa çmim rezervë.

Në shkurt prokurorët zviceranë thanë që ata do të paraqisnin akuza për shkelje financiare kundër Teodorin Obiang Nguema, por po konfiskonin makinat luksoze si pjesë të çështjes.

Gjithashtu, Guinea Ekuatoriale gjithashtu ka pranuar t’i japë Gjenevës 1.3 milion franga zvicerane për të mbuluar shpenzimet e çështjes.

Ndryshe, në shtator, media braziliane thoshte se më shumë se 16 milionë dollarë para dhe orë luksoze u kapën nga policia dhe oficerët brazilianë nga bagazhet e një delegacioni që shoqëronte Obiang në një vizitë private.

E përditshmja braziliane O Estado de Sao Paulo citon një burim diplomatik nga Guinea Ekuatoriale duke thënë se paratë duhej të paguanin për trajtimin mjekësor që Obiang do t’i nënshtrohej në Sao Paulo.

Orët ishin për “përdorimin personal” të djalit të presidentit dhe ishin gdhendur me inicialet e tij, thuhet në raport.

Kombi i vogël i Afrikës Perëndimore është një nga prodhuesit kryesorë të naftës të kontinentit dhe ka një popullsi vetëm 1.2 milion. Vendi citohet rregullisht nga OJQ-të si një nga më të korruptuarit në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat