Është anuluar gara me makina e cila ishte paraparë që të mbahej sot në pistën e vjetër të Aeroportit Adem Jashari.
Këtij viti pritej të përballeshin garuesi nga Kosova, Skender Potera dhe ai nga Shqipëria, Elvis Kosova – njëri me Audi S2 e tjetri me Nissan GTR, respektivisht.
Gara ishte organizuar nga vetë shoferët, mirëpo këta të fundit nuk kishin marrë leje nga autoritetet e sigurisë.
Kjo u bë shkak edhe për anulimin e saj, pasi në mungesë të lejes policia nuk lejoi mbajtjen e këtij organizimi.