Sedani i ri elektrik Mercedes do të përshkruajë distancë prej 700 km me një bateri të plotë

Auto

Sedani i ri elektrik Mercedes do të përshkruajë distancë prej 700 km me një bateri të plotë

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 12:50
Foto Ilustrim

Pas SUV EQC elektrike, prodhuesi gjerman do të paraqesë një model tjetër elektrik – sedanin luksoz EQS.

Kjo makinë, që shumë e quajnë Mercedes S-Class, debutoi në vitin 2019 në formën e konceptit elegant Vision EQS.

Kur koncepti u paraqit në Motor Show në Frankfurt të vitit të kaluar, prodhuesi gjerman u mburr me këtë se kjo makinë mund të përshkruajë mbi 700 km me një bateri të plotë.

Drejtori i Daimler, Ola Kalenius, konfirmoi në një takim të fundit të aksionarëve të kompanisë se prodhimi EQS gjithashtu do të ketë një gamë prej 700 km.

Sipas tij, ky rezultat do të arrihet falë baterive shtytëse që prodhon Daimler në fabrikën e saj në Stuttgart.

Kujtojmë që Tesla Model S Long Range Plus u bë makina e parë elektrike serike në Shtetet e Bashkuara që kishte një gamë mbi 640 kilometra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat