VW tërhoqi modelin jashtëzakonisht të popullarizuar nga shitja, arsyeja ishte e çuditshme

Auto

VW tërhoqi modelin jashtëzakonisht të popullarizuar nga shitja, arsyeja ishte e çuditshme

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 22:26
Volkswagen Polo GTI

Volkswagen Polo GTI është jashtëzakonisht i preferuar në mesin e personave që jetojnë në qytet. 

Fatkeqësisht, nuk është më në ofertë dhe siç ka mësuar CarScoops, nuk do të jetë në dispozicion deri në fund të vitit.

Performanca GTI është zhdukur në heshtje nga faqet konfiguruese të pothuajse të gjitha tregjeve evropiane dhe ata që kanë qëndruar këmbëngulës kanë marrë një mesazh me përmbajtjen vijuese:

“Polo GTI nuk mund të porositet më me pajisje të personalizuara. Sidoqoftë, kopjet e prodhuara deri më tani janë në treg për t’u blerë. Kontaktoni me partnerin tuaj VW ose gjeni makinën tuaj të ëndrrave në internet”, thuhej në masazh.

Dhe pastaj vjen befasia. Volkswagen ka njoftuar se Polo GTI nuk ofrohet më për shkak të kërkesës së lartë. Gjegjësisht, përkundër krizës në Volkswagen, ata pretendojnë se ata e kanë shitur të gjitha makinat e planifikuar për këtë vit.

Zëdhënësi i Volkswagen Christopher Peine më pas deklaroi “për këtë arsye ata vendosën të tërhiqnin Polo GTI nga oferta për një periudhë të caktuar”.

“Lajmi i mirë është se Polo GTI do të jetë në gjendje të porositet përsëri në fund të vitit”, konfirmoi një zëdhënës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat