Versioni i ri i Toyotas fillon testimet, publikohet vitin e ardhshëm

Auto

Versioni i ri i Toyotas fillon testimet, publikohet vitin e ardhshëm

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 15:48
Versioni i ri i Toyotas

Toyota është përgatitur për ta hedhur në treg versionin e ri të veturës, Aygo, i cili do të projektohet dhe ndërtohet në Evropë.

Prototipi i parë i kësaj gjenerate të re është pare duke u testuar në rrugët evropiane derisa imazhet e reja tregojnë pamjet e para e rivalit e ri të Volksawagen Up, një dizajn gati i finalizuar i veturës.

Shenjat e njohura të dizajnit Aygo përfshijnë tejkalime të pakta, rrota të shtyra në skajet e trupit dhe një trup të drejtë. Pjesa e pasme e veturës është bërë duke u bazuar në Yarisin e fundit.

Drejtori i Toyotas në Evropë, Johan val Zyl, ka dekalruar se në fillim të këtij viti Aygo të publikohet dhe të projektohet në Bruksel, Belgjiksë. Ai do të montohet në të njëjtën fabrikë më makinën aktuale në Kolin, Republikën Çeke, me Toyoten që merr kontrollin e objektit nga PSA Group.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat