Toyota Yaris, vetura e vitit 2021 në Evropë

Auto

Toyota Yaris, vetura e vitit 2021 në Evropë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 17:31
Toyota Yaris

Gazetarë që fushë të tyre kanë veturat dhe automobilizmin, kanë zgjedhur sot veturën e vitit 2021 për Evropë.

Fituese e këtij çmimi është vetura japoneze, Toyota Yaris.

Fituesi është nxjerr me votat e 59 gazetarëve nga 22 vende evropiane. Modeli Yaris ka marrë 266 pikë.

Në vendin e dytë ka dalë Fiat 500e me 240 pikë, kurse në të tretin Cupra Formentor me 239 pikë. Pasojnë Volkswagen ID.3 (224), Skoda Octavia (199), Land Rover Defender (164) dhe Citroen C4 (143).

Votimi bëhet bazuar në ofertën dhe çmimin për të.

Fitues i këtij çmimi për vitin e kaluar ishte Peugeot 208. Ky çmim ndahet prej vitit 1964.

Fituesit e deritashëm:

1964 Rover 2000

1965 Austin 1800

1966 Renault 16

1967 Fiat 124

1968 NSU Ro80

1969 Peugeot 504

1970 Fiat 128

1971 Citroën GS

1972 Fiat 127

1973 Audi 80

1974 Mercedes-Benz 450

1975 Citroën CX

1976 Simca 1307-1308

1977 Rover SD1

1978 Porsche 928

1979 Simca Horizon

1980 Lancia Delta

1981 Ford Escort

1982 Renault 9

1983 Audi 100

1984 Fiat Uno

1985 Opel Kadett

1986 Ford Scorpio

1987 Opel Omega

1988 Peugeot 405

1989 Fiat Tipo

1990 Citroën XM

1991 Renault Clio

1992 Volkswagen Golf

1993 Nissan Micra

1994 Ford Mondeo

1995 Fiat Punto

1996 Fiat Bravo

1997 Renault Scenic

1998 Alfa Romeo 156

1999 Ford Focus

2000 Toyota Yaris

2001 Alfa Romeo 147

2002 Peugeot 307

2003 Renault Mégane

2004 Fiat Panda (nuova)

2005 Toyota Prius

2006 Renault Clio

2007 Ford S-MAX

2008 Fiat 500

2009 Opel Insignia

2010 Volkswagen Polo

2011 Nissan Leaf

2012 Opel Ampera/Chevrolet Volt

2013 Volkswagen Golf VII

2014 Peugeot 308

2015 Volkswagen Passat B8

2016 Opel Astra

2017 Peugeot 3008

2018 Volvo XC40

2019 Jaguar I-Pace

2020 Peugeot 208

2021 Toyota Yaris

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat