Bie fama e Ferrarit

Auto

Bie fama e Ferrarit

Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:08
Ferrari

Ka shumë rrugë për të matur popullaritetit e një brendi veturash. Një nga këto është edhe kërkimi në gjigantin Google. Duke marrë krahasime në botë, uebfqja “Market”, ka përdorur të dhëna të ndryshme të Googlet për të parë ndryshimet në popullaritetin e brendeve në botë brenda 10 viteve të fundit, duke krahasuar të dhënat nga viti 2010 deri më 2020.

Sipas studimit, pesë brende që pësuan rënie drastike nga viti 2010 ishin Fiati, Citroen, Opeli, Mitsubishi e Ferrari. Përderisa emrat tjerë s’janë befasues, Ferrari çuditi më së shumti.

Marka italiane përjetoi rënie prej 35.3 për qind në kërkimet në Google për një dekadë, që konsiderohet befasi pasi që brendi s’ka qenë aq i qetë gjatë kësaj periudhe.

S’dihen arsyet e kësaj rënie, apo lidhet me shtytjen përpara të kompanisë drejt elektrifikimit. Pavarësisht fjalëve, Ferrari Purosangue është modeli i parë që pritet të arrijë në këtë version më 2023.

A mund të arrijë të kthejë famën Ferrari përmes tregut të ri? Kjo mbetet të shihet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat