Hyundai pezullon prodhimin e automjeteve

Auto

Hyundai pezullon prodhimin e automjeteve

Më: 9 prill 2021 Në ora: 22:02
Hyundai

Kompania e prodhimit të automjeteve në Korenë e Jugut, Hyundai, ka pezulluar punën. Shkak për pezullimin e punës në ditët e ardhshme është mungesa e çipave.

Reuters bën me dije se pezullimi i prodhimit të automjeteve do të bëhet ne fabrikën Asan. Një zyrtar i kompanisë ka thënë se pezullimi do të zgjasë pak ditë, pasi pritet furnizimi me çipa.

Çipat për makinat Hyundai përdoren për pjesët e njësisë së kontrolli të fuqisë, por dhe për sistemet e tjera të automjetit që janë të automatizuara.

Fabrika e Asan prodhon rreth 300,000 automjete çdo vit, por vitin e fundit prodhimi është ulur për shkak dhe të pandemisë.

Kriza e çipave ka përfshirë dhe kompani të tjera të prodhimit të automjeteve të cilat kanë ndalur punën dhe kanë deklaruar se kjo është një situatë shqetësuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat