Sa ka fuqi Teslas Plaid në krahasim me veturat me benzinë?

Auto

Sa ka fuqi Teslas Plaid në krahasim me veturat me benzinë?

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Modeli S Plaid i Tesla është paralajmëruar qysh para disa viteve, e sivjet kanë filluar porositë e para për këtë veturë fantastike.

Motori elektrik prodhon 1.034 kuaj-fuqi dhe i mundëson shoferit që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 1.99 sekonda, derisa për të kaluar 402 metra nga vendi ku është ndalur – i nevojiten 9.23 sekonda.

Shpejtësia maksimale e kësaj veture është e limituar në 322 kilometra në orë. Megjithatë kjo shpejtësi aktualisht është vetëm në letër, pasi për të arritur një shpejtësi të tillë nevojitet një set i veçantë i gomave – që ende nuk janë prodhuar.

Në videon e publikuar më poshtë mund të shihen garën me veturën që posedon motor me djegie të brendshme (benzinë). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat