Ja në cilin vit Mercedes do të prodhojë vetëm makina elektrike

Auto

Ja në cilin vit Mercedes do të prodhojë vetëm makina elektrike

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Mercedes-Benz bëri publike objektivat për elektrifikimin e mbarë linjës së makinave ku pas 2025 të gjitha arkitektura te reja të prezantuara do të jenë vetëm elektrike.

CEO i Damiler dhe Mercedes-Benz AG Ola Kallenius tha se MBZ do të investojë 40 miliardë dollarë në teknologjinë e makinave elektrike mes viteve 2022-2030.

Madje në 2025 MBZ do të prezantojë tre arkitektura të ndryshme makinash elektrike: një për makinë pasagjerësh, një performancës së lartë për modelet AMG dhe një për mini-furgonët.

Në vitet e ardhshme Mercedes ka planifikuar ndërtimin e 8 gigafabrikave të cilat do të akomodojnë një kapacitet prodhues baterish prej 200-gigavatorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat