KIA vazhdon ta zgjerojë gamën e veturave të saj elektrike

Auto

KIA vazhdon ta zgjerojë gamën e veturave të saj elektrike

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 14:50
Modeli EV4

KIA pritet ta zgjerojë gamën e veturave elektrike të saj, ku pritet që vitin e ardhshëm ta zbulojë modelin EV4, i cili po ashtu do të dalë në shitje, raporton “AutoExpress”.

KIA kishte prezantuar më herët makinën e saj të parë elektrike, EV6, por tash do t’i bëjë elektrike edhe dy modele SUV.

Sipas shefit të prodhimit evropian Sjoerd Knipping, makina e dytë e markës EV do të jetë një SUV i madh që do të synojë tregun në SHBA. Por ai ka thënë se është e rëndësishme edhe një model i zhvilluar për tregun evropian.

KIA mban markat nga EV1 deri në EV9. SUV-at e mëdhenj mund të quhen EV7 apo EV8 dhe do të jenë me shatë ulëse, ngjashëm me Hyundai Ioniq 7 SUV që do të lansohet në vitin 2024. Modeli mesatar EV4, i ngjashëm për nga madhësia me Volvo C40 dhe Mercedes EQA.

EV4 me gjasë do të përdorë teknologjinë e baterisë të modelit EV6.

Kjo do të thotë se do të ofrohen 57kWh deri 77.4 kWh, dhe do të mund të udhëtojë maksimalisht deri në 500 kilometra pa u mbushur bateria. Motori pritet të jetë 321 kuajfuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat