Land Rover Defender 130, superveturë me tetë ulëse

Auto

Land Rover Defender 130, superveturë me tetë ulëse

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 15:59
Defender 130 do të jetë rreth 5.1 metra i gjatë

Pamje të Land Rover Defender 130 kanë filluar të qarkullojnë vetëm pak muaj para prezantimit të madh, raporton “Auto Express”.

Marka britanike Land Rover do ta lansojë modelin Defender 130 SUV në fillim të vitit 2022, ndërsa pamje të këtij modeli janë kapur nga fotografët gjatë testimit në rrugët e Gjermanisë. Vetura shihet me ngjyra kamuflazhi bardh e zi, me rrotë të zeza e me dritare të errësuara.

Në Defender 130 të ri dyert e pasme do të jenë më të gjata, krahasuar me versionin 110. Do të ketë më tepër hapësirë dhe mund të jetë e mundur të vendosen deri në tetë ulëse, një më tepër se te Defender 110.

Image

Defender 130 do të jetë rreth 5.1 metra i gjatë.

Do të ketë motor 3.0 litra hibrid të butë benzinë me gjashtë cilindra, ndërsa do të ketë 394 kuajfuqi.

Pos benzinës së fuqishme, do të jetë në dispozicion edhe versioni 296 kuajfuqi hibrid i butë me motor të dyfishtë trubodizel 3.0 litra me gjashtë cilindra. Po ashtu mund të ofrohet edhe njësia më e fuqishme 518 kuajfuqi 5.9 litra V8.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat