Bie prodhimi i veturave në Britani në nivelin më të ulët që nga viti 1956

Auto

Bie prodhimi i veturave në Britani në nivelin më të ulët që nga viti 1956

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Prodhimi i veturave britanike ra në nivelin më të ulët në korrik që nga viti 1956 pas një mungese globale të çipave dhe personelit që duhet të izolohen për shkak të COVID-19.

Prodhimi ra me 38 për qind në 53.438 vetura muajin e kaluar, sipas Shoqërisë së Prodhuesve dhe Tregtarëve të Motorëve (SMMT).

Ndërsa rastet me COVID-19 u rritën muajin e kaluar, mijëra njerëz në Britani po udhëzoheshin të izoloheshin, megjithëse që atëherë është zvogëluar numrin i kontakteve që duhet të izolohen.

"Ndërsa ndikimi i ‘pingdemic’ do të ulet dhe rregullat e izolimit ndryshojnë, mungesa e çipave në botë tregon pak shenja të zvogëlimit", ka thënë shefi i SMMT, Mike Hawes, në një deklaratë të enjten.

Prodhuesi britanik i veturave Jaguar Land Rover ka thënë muajin e kaluar se priste që mungesa e çipave të vazhdonte deri në vitin 2022, dhe kompania po i jep përparësi prodhimit të veturave më fitimprurëse.

Prodhimi i Nissan në fabrikën e tij në Sunderland, Angli, është goditur gjithashtu nga mungesa e çipave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat