U deshën 3.500 orë për të restauruar dhe modifikuar Jaguar E-Type

Auto

U deshën 3.500 orë për të restauruar dhe modifikuar Jaguar E-Type

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 22:58
Jaguar E-Type

Pas restaurimit dhe modifikimit të Jaguar E-Type, për të cilin Enzo Ferrari dikur tha se ishte “vetura më e bukur e bërë ndonjëherë”, qëndron kompania e mirënjohur britanike E-Type UK.

Këtë vit, Jaguar feston 60 vjetorin e modelit legjendar E-Type, i cili u shfaq për herë të parë për publikun në vitin 1961 në Panairin e Automjeteve në Gjenevë.

Pothuajse në të njëjtën kohë, kompania e mirënjohur britanike E-Type UK, e cila konsiderohet si autoriteti më i madh në biznesin e rikthimit të Jaguar në jetë, prezantoi një tjetër Coupé E-Type të restauruar në mënyrë të përkryer dhe moderne nga Seria 1, e cila u prodhua në vitin 1964.

U deshën 3.500 orë pune për të restauruar dhe modifikuar një veturë që iu dorëzua një klienti në Norvegji më shumë se 50 vjet më parë. Dyshemeja, pragu, tuneli qendror dhe disa pjesë të tjera të trupit që ishin “ngrënë” nga ndryshku u zëvendësuan me copa të reja metali të prera dhe të formuara sipas modeleve të Jaguar, dhe trupi i përgatitur përfundimisht u pikturua me Pearl Grey që zbukuroi origjinalin.

Motori në linjë 3.8 litra me 6 cilindra gjithashtu është rishikuar plotësisht, dhe karburatorët janë zëvendësuar nga një sistem modern elektronik i injektimit të karburantit.

E-Type UK thotë se motori është më i fuqishëm se origjinali i cili zhvilloi 268 kuaj fuqi, por numrat nuk janë zbuluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat