Del në shitje motori i bolidit të Ferrarit

Auto

Del në shitje motori i bolidit të Ferrarit

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 00:55
Ankandi zgjat deri të premten.

Tifozët e Ferrarit dhe të Formula 1 tashmë kanë mundësinë të zotërojnë një pjesë të historisë së këtij kampionati, pasi motori i bolidit kampion tashmë ka dalë në shitje.

Bëhet fjalë për një motor V10 që është përdorur në sezonin 2003, kur skuderia e Ferrarit doli kampione në konkurrencë indviduale me Michael Schumacherin dhe në konkurrencë të përgjithshme.

Pak muaj më parë u shit bolidi kampion i McLaren dhe pronarit të ri i kushtoi rreth 2 milionë dollarë. Kësaj here, në pyetje është vetëm motori, jo i gjithë bolidi, andaj çmimi pritet të jetë më i ulët.

Motori i Ferrarit mban shënimin F2003-GA për nder të presidentit të Fiatit, i cili vdiq në fillim të atij sezoni. Motori 3.0-litërsh ka 10 cilindra dhe zhvillon 845 kuaj fuqi. I krijuar nga alumini dhe magnezi, është relativisht i lehtë dhe është projektuar për të mbajtur Ferrarin përpara konkurrencës.

Zhvillimi i motorit u drejtua nga Paolo Martinelli së bashku me Giles Simon, ndërsa një ekip tjetër projektoi shasinë nën udhëheqjen e drejtorit teknik të atëhershëm të Ferrarit, Ross Brown.

Ndërsa sezoni vazhdonte, Ferrari gjithnjë e më shumë po thellonte diferencën me kundërshtarët dhe në shtegun Suzuka në Japoni, fitoi titullin.

Në fakt, motori i nxjerr në shitje nuk ka pistona dhe pjesa të tjera kryesore, ka vetëm bllokun, boshtin me gunga, kokat e cilindrave dhe kapakun e boshtit me gunga. Ekzistojnë gjithashtu kushinetat dhe kandelat e motorit origjinal.

Tash në Formula 1 përdorën motorët V6, kurse ata V10 kanë mbetur një kujtim i bukur.

Ankandi zgjat deri të premten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat