Policia amerikane vihet pas shoferit që “fluturoi” me Tesla

Auto

Policia amerikane vihet pas shoferit që “fluturoi” me Tesla

Më: 21 mars 2022 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Policia në Los Angeles ka ofruar një shpërblim prej 1 mijë dollarëve, për të gjithë ata që kanë informacione që do të ndihmonin në kapjen e shoferit të veturës Tesla Model S, që “kërceu” me mjetin e tij në një rrugë.

Mediat amerikane shkruajnë për “planin idiot” të shoferit që ngiste veturën elektrike me shpejtësi të madhe, dhe në një moment në një rrugë në Los Angeles “fluturoi” me të.

E ky “fluturim” i kushtoi shtrenjtë, pasi vetura është dëmtuar rëndë, ku jastëkët me ajër janë aktivizuar kurse shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Fluturimin” e tij e kanë filmuar dëshmitarët okularë, kurse videoja është bërë virale në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat