Hipervetura Bertone do të përdorë karburant të bërë nga mbetje plastike, debuton më 21 dhjetor

Auto

Hipervetura Bertone do të përdorë karburant të bërë nga mbetje plastike, debuton më 21 dhjetor

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 08:10
Hipervetura Bertone

Bertone kolapsoi në vitin 2014 kur u deklarua i falimentuar. Në vitin 2016, marka iu shit Akka Italia e Collegno, një divizion i kompanisë inxhinierike franceze AKKA Technologies.

Ndryshoi përsëri pronësi në vitin 2020 kur Ideactive, një kompani në pronësi të vëllezërve Mauro dhe Jean-Frank Ricci, bleu të drejtat për emrin ikonë.

Ringjallja zyrtare do të bëhet javën e ardhshme me prezantimin e një hipermakine krejtësisht të re që ka ngacmuar që tash.

Detajet ende nuk dihen, por Bertone thotë se makina e performancës është projektuar për të punuar me karburant të bërë nga mbetjet plastike.

Më poshtë, imazhet ngacmuese tregojnë se si do të duket automjeti.

Duket një makinë me dy ulëse, me përmasa të motorit të mesëm, por kompania mbetet e paqartë në lidhje me grupin fuqisë që fshihet pas sediljeve.

Sa mund të shihet, dizajni nuk do të revolucionarizojë segmentin e makinave sportive pasi makina ka një pamje të njohur. Disa ndoshta do të shohin një McLaren 720s ose një Lotus Emira në atë profil anësor, por megjithatë ne jemi entuziast për të parë se çfarë mund të sjellë një emër fantastik për vitin 2023.

Ngacmimet e mëparshme kanë ofruar një vështrim të hershëm në pjesën e përparme dhe të pasme, të cilat dukej se kishte një pamje moderne duke përfituar nga teknologjia LED.

Përveç tjerash, thuhet se Bertone do të bëhet një “prodhues i nivelit të lartë të hipermakinave me edicione të kufizuara, duke bashkuar elegancën italiane me performancën befasuese”.

Në krye do të jetë ky model misterioz që planifikon të prezantohet më 21 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat