Pezullohet prodhimi në Japoni i Toyota-s për shkak të një mosfunksionimi të sistemit të prodhimit

Auto

Pezullohet prodhimi në Japoni i Toyota-s për shkak të një mosfunksionimi të sistemit të prodhimit

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 10:47
Toyota

Toyota Motor Corp tha të martën se ka pezulluar operimet në të 14 fabrikat e saj të montimit në Japoni për shkak të një mosfunksionimi të sistemit të prodhimit.

Sipas mediave të huaja, defekti po e pengon Toyota-n të porosisë komponentë dhe shkaku i tij është nën hetim, megjithëse “ka gjasa të mos jetë për shkak të një sulmi kibernetik”, tha një zëdhënës.

Toyota pezulloi 12 fabrika në tregun e saj vendas që nga mëngjesi i së martës dhe shtoi dy të fundit nga pasditja, tha zëdhënësi.

Ishte e paqartë se cila do të jetë sasia e humbjes nga ky “mosfunksionim”.

Prodhimi vendas i Toyota-s ishte në rimëkëmbje pas një sërë shkurtimesh të prodhimit për të cilën gjë ishte “fajësuar” mungesa e gjysmëpërçuesve.

Por prodhimi u rrit me 29% në janar-qershor, rritja e parë e tillë në dy vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat