Cilat janë tre funksionet e marshit N-neutral?

Auto

Cilat janë tre funksionet e marshit N-neutral?

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Veturat e reja zakonisht marshet (shpejtësitë) i kanë automatike.

Kjo formë e ngasjes po ua lehtëson shoferëve edhe mënyrën e vozitjes.

Por, pyetja shtrohet se nëse ata i dijnë krejt funksionet e marsheve, sidomos të atij N-neutral?

Një ekspert i vozitjes i ka zbuluar tri funksione të marshit (neutral) apo thënë ndryshe ler.

Njohja e këtyre funksioneve, jo vetëm që kursen karburantë por edhe shpëton jetë si dhe lehtëson vozitjen.

E para, kur vetura ndalon në semafor, shumica e shoferëve e mbajnë frenin me këmbë edhe veturën në lëvizje.

Kjo përpos që e bën veturën që të shpenzojë, motori liron edhe më shumë dioksid karboni, shkruan The Sun përcjell Klankosova.tv

Andaj, shoferët kur ndalojnë në semafor, duhet që çdoherë ta vendosin marshin në N-neutral dhe ta vendosin frenin e dorës.

E dyta, kur vetura prishet dhe duhet të tërhiqet.

Dhe, e treta, kur vetura është gati të ndalojë, ku nga pozicioni D marshi kalon në N.

E kur vetura ndalon plotësisht, atëherë marshit duhet të lëviz në drejtim të P-parking dhe më pas vendoset freni i dorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat