Në auto sallonin e braktisur të Fordit në Gjermani, akoma gjendet modelet e paprekura Escort dhe Sierra

Auto

Në auto sallonin e braktisur të Fordit në Gjermani, akoma gjendet modelet e paprekura Escort dhe Sierra

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Një auto sallon i braktisur në Gjermani me fanatizëm po ruan disa prej veturave të prodhuara në vitet e 80-ta, që akoma janë në gjendje fantastike – ashtu siç kishin dalë nga shiriti prodhues i fabrikës.

Vitet e 80-ta ishin të mrekullueshme për Fordin në Evropë, kështu kjo kompania ka pasur modelet Fiesta dhe Escort që kishin shënuar një rritje rekord të shitjeve, e atyre iu bashkuan edhe modelet Sierra dhe Scorpio.

Kompania kishte qindra auto sallone në mbarë Evropën, kurse Gjermania është një prej tregjeve më të rëndësishme. Megjithatë, gjërat nuk shkuan edhe aq mirë kah mesi i viteve të 80ta për një auto sallon.

Autosalloni i Ford në Ingolstadt së fundmi është vizituar nga kanali Auto Retro nga YouTube, duke përshkuar qindra kilometra nga Britania e Madhe për të tentuar ta gjejë këtë auto sallon.

Ata arritën ta lokalizojnë falë Google Maps dhe Street View, e në fotografitë e dhjetë viteve më parë shiheshin veturat. Megjithatë, situata prej asaj kohe nuk ka ndryshuar fare.

Për fat të mirë, gjithçka ka mbetur ashtu siç ishte. Veturat janë akoma në sallon e braktisur, edhe pse nuk janë të veçanta, megjithatë janë të reja që u prodhuan në të 80-at.

Sipas informacioneve më të fundit, pronari i auto sallonit ka ndërruar jetë, kur gruaja e tij ka pastruar sallon dhe veturat për vite më parë. Ajo tani gjendet në shtëpinë e pleqve dhe ua ka lënë nipave, e veturat nuk mund të dalin në rrugë sepse kurrë nuk janë regjistruar.

Siç mund të shihet, të mbuluar në pluhur, gjendja e tyre është e përkryer. Nga dritaret e sallonit mund të shihen të paktën tri Ford Sierra dhe modele tjera si Fiesta, Escort dhe varianti Orion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat