Ende pa debutuar, Volvo EX30 është shpallur Automjeti i Vitit nga “The Sun”

Auto

Ende pa debutuar, Volvo EX30 është shpallur Automjeti i Vitit nga “The Sun”

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Modeli tërësisht i ri i Volvo EX30 është emëruar si Automjeti i Vitit nga The Sun si dhe SUV-i/Crossover me përmasa të vogla i Vitit nga “News UK Awards”.

Vetura mori dy titujt ende pa filluar me dërgesat në Mbretërinë e Bashkuar.

Këto vlerësime të larta u bënë të ditura së fundmi në një ceremoni prezantimi në Londër, duke theksuar cilësitë e jashtëzakonshme të modelit.

Modeli EX90 krenohet me dizajnin më të avancuar, një zgjedhje të fuqive dinamike elektrike dhe sasi të mëdha teknologjie dhe veçorish sigurie, të gjitha me një çmim të arritshëm.

Ndryshe, prodhuesi suedez Volvo pritet të jetë ndër të parët në botë që do të fillojë së shpejti me lansimin e veturave vetëm elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat