Jaguar-Land Rover, brenda qendrës testuese të veturave elektrike të gjigantë britanikë

Auto

Jaguar-Land Rover, brenda qendrës testuese të veturave elektrike të gjigantë britanikë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 23:56

Imazhet dhe videoja e publikuar më poshtë, janë të parat brenda qendrës së re testueseve të Jaguar-Land Rover, ku kryhen teste e veturave elektrike dhe që gjendet në Coventry të Britanisë, vend ky ku ka arritur të sigurojë 200 vende të reja pune.

E hapur të hënën, kjo qendër është pjesë e prodhuesve gjigant të Britanisë së Madhe, nga ku do të dalin veturat tërësisht elektrike nga viti 2030, me synimin e vetëm – që tejkalojë rivalin si Tesla.

E vendosur në West Midland, një vend që tradicionalisht njihet për vetura në Britani, ku Coventry prej kohësh është cilësuar si qytet i veturave në Britani dhe që kjo qendër kap vlerën e prej mbi 250 milionë funteve, dhe nga ku do të testohen të gjitha veturat e reja elektrike nga Jaguar-Land Rover.

Ka mbi 300 mijë metra katrorë dhe konsiderohet si një objekt i avancuar, brenda të cilit gjendet teknologjia më moderne me të cilën testohen veturat e reja elektrike.

Në këto testime përfshihen vozitjet në kushte ekstreme të motit, duke filluar nga ato deri në minus 40 gradë Celsius deri te ato në plus 55 – për të garantuar që këto vetura do t’i bëjnë ballë çdo sfide.

Kjo qendër është pjesë një investimi prej 15 miliardë funtesh, që ka për qëllim elektrifikimin e këtyre markave luksoze në një periudhë kohore prej pesë vitesh.

Me elektrifikim nënkuptohet të gjitha veturat elektrike nga Range Rover që pritet të jenë të gatshme për vozitje nga fundi i vitit të ardhshëm dhe ato nga Jaguar që do të jenë në dispozicion për blerësit nga 2026. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat