Toyota synon të nxjerrë në rrugë Lexus EV “me rreze deri 1000 km” deri në vitin 2026

Auto

Toyota synon të nxjerrë në rrugë Lexus EV “me rreze deri 1000 km” deri në vitin 2026

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 07:44

Toyota zbuloi të mërkurën një makinë me një distancë vozitjeje afërsisht 1000 kilometra në një karikim.

Këtë makinë, kjo kompani synon ta nxjerrë në treg deri në vitin 2026, pjesë e strategjisë së prodhuesit japonez të automjeteve për automjetet elektrike të mbështetura në teknologjinë e avancuar të baterive.

Makina koncept LF-ZC, e cila debutoi në “Japan Mobility Show”, përdor bateri “prizmatike, me performancë të lartë” që arrijnë rreth dyfishin e diapazonit të EV-ve konvencionale – ose rreth 1000 kilometra (620 milje).

Prodhuesi i automjeteve në botë njoftoi në qershor një plan ambicioz për të rritur kapacitetin e baterive elektrike EV, duke përfshirë lëshimin e gjeneratës së ardhshme të baterive litium-jon që ofrojnë rreze më të gjata dhe karikim më të shpejtë.

Toyota është zotuar që deri në vitin 2035, makinat elektrike të baterive të përbëjnë 100 për qind të shitjeve globale të markës luksoze Lexus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat