Certifikohet taksia e parë ajrore – pa pilot – për transportin e pasagjerëve

Auto

Certifikohet taksia e parë ajrore – pa pilot – për transportin e pasagjerëve

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Imagjinoni të fluturoni mbi qytet me një fluturake pa pilot, me energji elektrike, që mund t’ju çojë nga pika A në pikën B në pak minuta.

Ehang me bazë në Kinë është bërë kompania e parë në botë që ka marrë certifikatën e vlefshmërisë ajrore për taksitë e saj ajrore plotësisht autonome, që transportojnë pasagjerë, shkruajnë mediat e huaja.

Taksitë ajrore EH216-S të Ehang janë fluturake elektrike të ngritjes dhe uljes vertikale (eVTOL) që mund të transportojnë deri në dy pasagjerë ose rreth 250 kilogramë ngarkesë.

Ata fuqizohen nga 16 rotorë elektrikë dhe mund të fluturojnë me shpejtësi deri në 130 km/h.

Taksitë ajrore kontrollohen nga një qendër komandimi dhe kontrolli e centralizuar që monitoron statusin e fluturimit, rrugët dhe kushtet e motit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat