Modelet e ardhshme të Porsche do të prodhohen me çelik special

Auto

Modelet e ardhshme të Porsche do të prodhohen me çelik special

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 07:20
Foto ilustrim

Porsche ka njoftuar se do të përdorë një lloj të ri çeliku “të gjelbër” për veturat e saja duke filluar nga viti 2026.

Me këtë material të ri, Porsche dëshiron të eliminojë 95 për qind të emetimeve të CO2 gjatë procesit të prodhimit.

Prodhuesi gjerman ka hyrë në një partneritet me kompaninë H2 Green Steel, prodhues i llamarinës miqësore me mjedisin, ose shkurt çeliku “gjelbër”. Ky material i ri do të jetë i pranishëm në disa modele Porsche duke filluar nga viti 2026. Prandaj, falë përdorimit të një lloji të ri çeliku, emetimet e CO2 që rrjedhin nga procesi i prodhimit do të reduktohen deri në 95 për qind në krahasim me nivelin aktual.

Lloji i ri i çelikut përpunohet duke përdorur energji elektrike dhe hidrogjen në vend të qymyrit koks. Porsche vë në dukje se për shkak të kufizimeve, do të marrë vetëm 35 mijë tonë çelik “të gjelbër”, por se plani është që sasia të rritet nga viti në vit. Për krahasim, Porsche përdori deri në 220 mijë tonë çelik për veturat e saja në vitin 2022.

“Porsche synon të arrijë ekuilibrin e karbonit përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës për veturat deri në vitin 2030”, thotë Barbara Frenkel, shefja e prokurimit të Porsche dhe shtoi se “Çeliku me CO2 të ulët luan një rol kyç në strategjinë tonë të qëndrueshmërisë”.

Porsche është gjithashtu e përfshirë intensivisht në zhvillimin e karburanteve sintetike në mënyrë që të mbajë modelet me motorë SUS në rrugë sa më gjatë të jetë e mundur. Edhe pse shitjet e 911 legjendar arritën në vetëm 13 për qind të të gjitha shitjeve të Porsche në vitin 2022, ky model do të mbetet i fundit që do të kalojë në energji elektrike të pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat