Skoda përgatit modelin e ri të Enyaq, do të mbushet tre herë më shpejtë

Auto

Skoda përgatit modelin e ri të Enyaq, do të mbushet tre herë më shpejtë

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Drejtori ekzekutiv i Skoda, Klaus Celmer, ka konfirmuar se në vitin 2028 apo 2029 do të shfaqet vetura e parë që do të përdorë platformën SSP – e bëhet fjalë për Skoda Mk2 Enyaq.

“Enyaq që ndryshe do të prodhohet në Mlada Boleslav të Çekisë do të kalojë në platformën SSP nga MEB nga viti 2028 apo 2029”, tha Celmer, ndërkaq kur është pyetur nëse modeli i ri do të dallojë në masë të madhe nga ai aktual, ai tha se “akoma janë duke punuar në të".

Duke marrë parasysh suksesin e arritur të versionit aktual Enyaq iV, ekzistojnë pak gjasa që kjo markë do të “eksperimentojë” me formulën derisa të bëjnë gati modelin Mk2.

Vitin e kaluar, Skoda ka shitur afro 54 mijë Enyaq, e në gjysmën e patë të këtij viti ka shënuar rritje të shitjeve prej 41 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur të bëhet Enyaq EV-ja e nëntë më e shitur në Evropë.

Një prej ndryshimeve në Mk2 është “struktura” e baterisë që do të gjendet në pjesën e pasme të veturave të Volkswagen Group.

Detaje fillestare sugjerojnë se 800V, nënkupton mbushje të baterisë nga 10 për qind në 80 me një afat kohor prej vetëm 12 minutash.

Ndërkaq Enyaq aktual i nevojiten mbi 35 minuta për të arritur një përqindje të tillë të mbushjes së baterisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat